Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - TREPÇA

Trepça rikthehet në krye, thellon krizën e Rahovecit

Trepça rikthehet në krye, thellon krizën e Rahovecit


20 October, 2021 @20:59

Trepça me dominim total e mposhti Rahovecin me rezultat 75-103 në “Mizahir Isma”.

Trepça që në çerekun e parë arriti të krijonte epërsi dyshifrore ndaj vreshtarëve (19-31), derisa e ngriti epërsinë në 21 pikë në fund të pjesës së parë (36-57).

Dominimi i mitrovicasve vazhdoi edhe në 10 minutëshinë e tretë ku epërsi u ngrit në 30 pikë (56-86), kurse në çerekun e fundit Rahoveci arriti ta ngushtoi epërsinë vetëm 2 pikë dhe ndeshja përfundoi me 28 pikë epërsi në favor të Trepçës.

Drilon Hajrizi ishte koshashënuesi më i mirë te Trepça me 24 pikë, derisa u përjashtua në çerekun e katërt me 5 gabime personale.

Përveç Hajrizit u dalluan edhe Taurus Cockfield me 20 pikë, 6 asistime e 4 kërcime, Amin Hot me 19 pikë, 10 asistime e 6 kërcime, ky i fundit ishte i saktë nga vija e treshit 83%, i cili shënoi 5 herë nga 6 tentimet e tij.

Te Rahoveci u veçuan Nick Banyard me 21 pikë e 7 kërcime dhe Altin Morina me 16 pikë, 8 asistime e 4 kërcime.

TABELA AKTUALE

Trepça me një ndeshje më pak ngritet në krye të tabelës me bilanc prej 5 fitoreve e 1 humbjeve, ndërsa Rahoveci me 1 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e parafundit.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Yllin, kurse Rahoveci me Prizrenin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga