TREPÇA FITON, MERR EPËRSINË
Trepça shpërthen në çerekun e fundit, ia nis finales 1-0
3 May, 2023 @21:50
Një çerek i fundit shpërthyes për Trepçën ka përmbysur avantazhin e Pejës të krijuar në çerek të tretë për të marrë rimarrë epërsinë dhe për të shkuar drejt fitores në ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit ndaj Pejës.
Trepça triumfoi në përballjen e parë të finales ndaj Pejës me rezultat 94—86 [24-19, 23-29, 18-21, 29-17] ndërsa dallimin e madh e bëri në 5-minutat e fundit të ndeshjes kur Will Daniels dhe Drilon Hajrizi treguan performancë tepër të mirë, për të siguruar fitoren.
Pejës, në çerek të fundit nuk i punoi arma kryesore, treshet, të cilat funksiononin mjaft mirë në tre çerekët e parë. E kur në çerekun vendimtar mitrovicasit shënonin, i dhanë pejanëve 29 pikë për të siguruar fitoren dhe epërsinë në seri, 1—0. Sa i përket lojës në përgjithësi, ajo kishte shumë ndërrime në rezultat, ku herë njëra herë tjetra skuadër kalonte në epërsi. Krejt kjo deri në çerekun e tretë. Më pas epërisa e Pejës u shkurtua dhe kur njëherë e mori Trepça atë, nuk shikoi më mbrapa, pasi që vetëm e shtonte atë.
Edhe pse Peja dukej që po shënonte më shumë treshe, Trepça aty është treguar më e saktë, duke shënuar 45% në mënyrë ekipore treshet (10/22) derisa pejanët luajtën me përqindje 37% duke shutuar 14/37.
Me 27 pikë, më efikasi te Trepça ka qenë Jamal Artis, ndërsa fantastik si snajper ka punuar Kendrick Brown duke shënuar 24 pikë (6/8 për tre). Drilon Hajrizi ka pasur paraqitje të përgjithshme tepër të mirë me 9 pikë, 8 asistime, 10 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, bashkë me Will Danielsin që dha 19 pikë, 7 kërcime, 2 asistime e 1 bllokadë.
Te Peja që dukej mirë deri në çerekun e fundit, koshashënues më i mirë ka qenë Larry Thomas me 23 pikë, ndërsa 16 shënoi David Joseph. Brad Waldow u ndalë në 7 pikë e 10 kërcime, kurse nga vendorët kapiteni Arti Hajdari dha 11 pikë.
Dueli i radhës i serisë finale, të dielën në Karagaç.
—