TREPÇA - PRIZRENI

Foto: KB Trepça / Facebook
Trepça tregon forcën, Kërveshi e nis me humbje
22 December, 2022 @20:41
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e kryetrajnerit Edin Kërveshi, KB Prizreni është mposhtur nga Trepça në Mitrovicë. Për prizrenasit kjo ishte humbja e tretë me radhë në Superligë.
Mitrovicasit dominuan që nga fillimi dhe takimin e mbyllën me fitore bindëse 98-65.
22-8 përfundoi çereku i parë, e pastaj Prizreni u përmirësua në të dytin (19-20), duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim pranë rezultatit 41-28.
Në pjesën e dytë, Trepça nuk lejoi ndonjë befasi dhe vazhdoi ta dominonte ndeshjen, për të shkuar kështu në fitoren e radhës, të cilën e arriti me rezultatin përfundimtar 98-65.
Adam Grant me 19 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Trepçës sonte, derisa fantastik ishte edhe Drilon Hajrizi me 18 pikë e 13 kërcime. Te Prizreni më i dalluari ishte Dachon Burke me 21 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.
Pas 15 ndeshjeve, Trepça ka bilanc 8-7, kurse Prizreni (me një ndeshje më pak) ka bilanc 6-8.