Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GODASIN MINATORËT

Trepça zyrtarizon Rodney Purvis

Trepça zyrtarizon Rodney Purvis


3 March, 2022 @10:56

Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA-së, Orlando Magic. Dhe atë jo shumë kohë më parë. Në vitin 2018 shuteri që luan në pozitat një dhe dy, ka qenë e elitës së basketbollit amerikan - aty ku basketbolli është në nivel superior.

Tash ai ka marrë rrugë për Mitrovicë dhe do të përfaqësojë klubin gjelbërezi, Trepca.

Basketbollisti amerikan me përvojë në disa liga të forta evropiane dhe së fundi latino-amerikane, Rodney Purvis, është lojtar i fitueses së Kupës së Kosovës, Trepça.

Klubi mitrovicas para pak çastesh ka zyrtarizuar sigurimin e lojtarit, që luan në pozitat 1-2, ndërsa Purvis 29-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e ekipit Hebraica në Uruguaj, ku ka luajtur me mesatare prej 9.8 pikësh për ndeshje, 3 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve.

Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA, Orlando Magic, ndërsa më pas ka kaluar në ekipet e forta evropiane si Hapoel Tel Aviv, Pallacanestro Cantu, Bergamo Basket e edhe në kampionatin ukrainas për Cherkaski Mavpy.

Përvoja e tij pritet të jetë një forcë shtesë për ekipin e Trepçës që veçse ka fituar Kupën e Kosovës këtë stinor, ndërsa dëshiron edhe titullin kampion.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga