DENIMET
Treshja e referëve të ndeshjes Prishtina-Ylli, dënohen nga KG
5 April, 2022 @16:29
Komesari i Garave të FBK-së, ka shqiptuar dënimet për xhiron XXV në kuadër të Superligës.
Përveç skuadrës së Prishtinës dhe trajnerit Ante Nazor, janë dënuar edhe referët në ndeshjen Prishtina - Ylli.
Treshja e referëve, Dardan Maxhuni, Nganjim Shabani dhe Genc Vitaku, janë dënuar nga 2 ndeshje mos delegim.
Ylli e kishte mposhtur Prishtinën me shënimin e Erjon Kastratit në sekondat e fundit.