Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

Në total, mbi 2 mijë e 500 euro dënime për Prishtinën

Në total, mbi 2 mijë e 500 euro dënime për Prishtinën


5 April, 2022 @16:04

Deklaratat e trajnerit të Prishtinës, Ante Nazor, pas ndeshjes së humbur ndaj Yllit si dhe hyrja e personave jozyrtarë në fushë të lojës pas përfundimit të ndeshjes ka bërë që KG i FBK-së të shqiptojë dënime për bardhekaltërit.

Kështu kroati Nazor është dënuar me 300 + 400 euro për shkak të deklaratës dhe gabimit teknik të përsëritur për të çuar dënimin në emër të tij 700 euro.

Prishtina në anën tjetër është dënuar si klub për mungesë të mjekur kujdestar 400 euro si dhe për futjen e personave jozyrtarë në fushë të lojës me të përfunduar ndeshja me 1 mijë e 500 euro gjobë.

Shiko: Deklarata e Ante Nazorit pas ndeshjes

Në total dënimet shkojnë në 2 mijë e 600 euro.

Prishtina kishte humbur nga Ylli këtë ndeshje me tri pikë dallim, pikë këto që i shënoi Erjon Kastrati në fund të ndeshjes.

Një numër i madh i personave jozyrtarë, të njohur për publikun e gjerë, u futën menjëherë pas loje për të qëruar hesapet me referët e ndeshjes, ndërsa edhe trajneri i Prishtinës kishte shumë kritika në referim në deklaratën e tij pas humbjes.

Ylli është lider i Superligës dhe ka bilanc 19-6 tre xhiro para fundit të stinorit, ndërsa Prishtina ka bilanc negativ 12-13 kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga