FERNERBAHÇE - ZENIT
Treshja në sekondën e fundit, sjell fitoren
19 December, 2019 @21:41
Njëra nga skuadrat me bilanc të dobët në Euroligë, Zeniti, ka arritur që të fitoj kundër Fenerbahçes në Stamboll, duke befasuar me rezultat 81:84.
Fenerbahçe pësoi humbjen e dhjetë në ligë dhe duket se nuk është duke i bërë ballë presioni që i bon basketbollistëve të tij Zeljko Obradovic.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi basketbollistëve turk të cilët shkuan në pushim me epërsi prej 5 pikëve, derisa heroi i ndeshjes u bë Andrew Albicy, i cili shënoi nga vija e treshit në tre sekondat e fundit të ndeshes dhe ia solli fitoren skuadrës së tij.
Mateusz Ponitka ishte lojtari më efikas tek rusët duke realizuar 16 pikë, derisa për vendasit nuk mjaftuan 18 pikët e francezit Joffrey Lauvergne.
Me këtë fitore Zeniti tash ka bilanc 4-11, ndërsa Fenerbahçe që nuk po mundet të këndellet ka bilanc prej 5 fitoreve e 10 humbjeve.