Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PEJA

Triple-double i Bunjakut s’mjaftoi, Peja mposht përsëri Yllin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Triple-double i Bunjakut s’mjaftoi, Peja mposht përsëri Yllin


1 March, 2020 @19:39

Pas fitores në finalen e Kupës së Kosovës, skuadra e Pejës e mposhti Yllin edhe në Superligë.  Ndeshja e sontme përfundoi me rezultat me rezultat 77-84.

Rezultati në çdo çerek ishte i ngushtë dhe që të dyja skuadrat nuk u dorëzuan deri në fund, por Peja në fund më pak gaboi dhe arriti ta mposhtë kundërshtarin.

Nigel Johsnon ishte më i miri te Peja me 35 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, derisa u dalluan edhe Brett Prahl me 14 pikë, Henrik Sirko me 10 pikë dhe Dardan Berisha e Drilon Hajrizi me nga 9 pikë secili.

Te Ylli shkëlqeu Valon Bunjaku me shifrat magjike triple-double prej 29 pikëve, 10 asistimeve e 10 kërcimeve, kurse mori ndihmë edhe nga Samir Zekiqi me 17 pikë. Këta të dy ishin të vetmit me pikë dyshifrore te skuadra suharekase.

TABELA AKTUALE

Peja aktualisht i ka 14 fitore e 9 humbje dhe gjendet në pozitën e pestë, kurse Ylli është në pozitën e dytë, me një ndeshje më shumë me bilanc prej 16 fitoreve e 7 humbjeve.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Rahovecin, derisa Ylli me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga