Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF PRISHTINA

Triple-double nga Martin, KBF Prishtina e pandalshme, arrin 17-shen pa humbje

Triple-double nga Martin, KBF Prishtina e pandalshme, arrin 17-shen pa humbje


5 March, 2022 @17:53

Basketbollistet e KBF Prishtina kanë vazhduar me fitore në Ligën elite të femrave, duke arritur edhe fitoren e 17 nga po aq ndeshje, tre xhiro para fundit të stinorit të rregullt.

Ato sot kanë mposhtur KBF Trepçën në Mitrovicë me rezultat 46-87 [12-20, 15-29, 8-21, 11-17] për të shkuar pa telashe te fitorja e radhës dhe pritja e kundërshtarit për gjysmëfinale të PlayOffit.

Tynice Martin ka shkëlqyer në këtë ndeshje për bardhekaltërat, duke regjistruar triple-double prej 17 pikëve, 11 kërcimeve dhe 10 asistimeve në fitore.

TABELA AKTUALE

Më efikasja ka qenë Agnesa Rrahmani. Ajo ka shënuar 32 pikë duke shtuar edhe 11 kërcime për të kryer lojën me double-double.

Te Trepça si zakonisht, më të dalluarat kanë qenë amerikanet Ta’shara Jeffries dhe Kelly Santos. E para ka shënuar 24, ndërsa e dyta ka shënuar 16 pikë për mitrovicaset. Lojtarja tjetër e vetme që ka arritur të regjistrohet si koshashënuese në këtë ndeshje te mitrovicaset ka qenë Alma Muzliukaj, që ka shënuar 6 pikë.

Asnjë lojtare tjeëtr e Trepçës nuk ka arritur të shënojë pikë në këtë ndeshje.

Me fitore, KBF Prishtina bëhet me bilanc 17-0, ndërsa KBF Trepça është në 5-12.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave