Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3X3

Turneu kualifikues në 3x3 organizohet në fundjavë

Turneu kualifikues në 3x3 organizohet në fundjavë


17 May, 2021 @17:01

Federata e Basketbollit e Kosovës këtë fundjavë në Marigona Rezidencë organizon turneun në 3x3 për meshkuj dhe femra.

Ekipet fituese ne kategoritë përkatëse do të përbëjnë ekipin kombëtar të Kosovës, që do të marrë pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup 2021, që sivjet zhvillohen në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

FBK njofton se në konkurrencën e meshkujve do të garojnë 12 ekipe, kurse në atë të femrave 8 ekipe. Në rast se lajmërohen më shumë ekipe sesa numri i përcaktuar, atëherë përparësi për pjesëmarrje kanë ekipet që kanë pozitë më të mirë në renditjen e FIBA-s.

Kusht për pjesëmarrje të secilit lojtar në këtë turne është që ta ketë profilin e KONFIRMUAR në platformën e FIBA-s për 3x3, të ngarkojnë fotot dhe shënimet e kërkuara nga FIBA.

Procedura e regjistrimit: pas konfirmimit të profileve për secilin lojtar, ekipet mund të regjistrohen në platformën e FIBA-s, ose të dërgojnë email në [email protected], ku paraqesin të dhënat e lojtarëve.

Afati i fundit për regjistrim: 21 maj 2021, ora 14:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga