PËRMBLEDHJE - JAVA 26
Turqit dominojnë, favoritët pësojnë
18 March, 2017 @9:37
Xhiroja e 26-të në Euroligë, kaloi me dominimin e skuadrave turke, derisa tre vendet e para në tabelë, pësuan këtë javë.
4 skuadra turke triumfuan
Nënkampioni i Euroligës, Fenerbahçe, duke e mposhtur Brose Bambergin me rezultat 83-78, e forcoi pozitën e katërt dhe është shumë afër që ta sigurojë Play-Offin.
Në këtë ndeshje, bartësi më i madhë i skuadrës turke ishte Bobby Dixon, i cili luajti me 26 pikë e 6 kërcime.
Feneri aktualisht ka bilanc prej 17 fitoreve e 9 humbjeve.
Galatasaray e befasoi Olympiacosin në Greqi
Edhepse Galatasarayi ndeshjet e mbetura do t’i luajë vetëm si formalitet, ngase janë larg cakut të Play Offit, arritën ta befasojnë gjigantin grek Olympiacos, duke i mposhtur me rezultat 80-71.
Vladimir Micov me 18 pikë të shënuara, ishte më meritori te skuadra turke, derisa te Olympiacos me i dalluari ishte Georgios Printenzis me 14 pikë.
Krahas humbjes, Olympiacosi nuk lëvizi nga pozita e tretë që ka bilanc prej 18 fitoreve e 8 humbjeve deri më tani.
Edhe Anadolu Efesi me Darussafakën fituan
Sikurse Feneri me Galatën, edhe Anadolu Efesi me Darussafakën, arritën të fitojnë këtë xhiro.
Efesi e kishte punën më të lehtë ngase u përballë me Maccabi Tel Avivin që është larg formës së dikurshme, skuadra turke e fitoi ndeshjen me rezultat 92-87.
Ndërsa Darussafaka mposhti skuadrën e “kosovarit” Justin Doellman, Barcelonën me rezultat 67-56.
Doellman nuk ishte në skuadër, derisa te Darussafaka më i miri ishte Will Clyburn me 15 pikë.
Skuadra e trajnerit Davit Blatt, Darussafaka, aktualisht gjendet në pozitën e 9-të dhe është duke luftuar me Anadolu Efesin (poz.8) për ta zënë një vend në Play-Off
Real Madridi dhe CSKA-ja pësuan këtë javë
Dy skuadra që gjenden në maje të tabelës në Euroligë, pësuan këtë javë.
Real Madridi luajti derbi me gjigantin grek Panathinaikos, të cilët humbën ndeshjen me rezultat 88-82.
Nën atmosferën e zjarrtë në palestrën e Pana-së, më i miri ishte Chris Singleton me 21 pikë, që luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës greke
Madrilenët, krahas humbjes gjenden në krye të tabelës me 19 fitore e 7 humbje.
Ndërsa CSKA Moska, humbi për një pikë nga Baskonia me rezultat 79-78.
22 pikët e Nando De Colos nuk mjaftuan për fitore, por megjithatë nuk lëvizën nga pozita e dytë.