Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F) - TREPÇA (F)

Vashat e Bashkimit pa problem ndaj Trepçës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Vashat e Bashkimit pa problem ndaj Trepçës


16 October, 2019 @18:03

Njëra ndër skuadrat favorite për ta fituar titullin kampion në Ligën e Femrave, Bashkimi, e nisi stinorin 2019/20 me fitore.

Vashat e trajnerit turk Furkan Saglik në ndeshjen e fundit të xhiros së parë, e mposhtën Trepçën me rezultat 94-36.

Skuadra mitrovicase vetëm në çerekun e parë arriti t’i dalë ballë Bashkimit duke shënuar 16 pikë, më pas sulmet e skuadrës prizrenase nuk u ndalën. Me dominimin e Saranda Dacit në trapez, erdhi edhe fitorja e parë e stinorit.

Saranda shkëlqeu me 22 pikë, 6 kërcime e 3 bllokada, derisa u ndihmua edhe nga Gresa Gashi me 16 pikë, e Khadija Brown me 15 pikë, 7 kërcime e 5 asistime të tjera.

Bashkimi luajti sot pa qendrën nigeriane Aisha Balarabe, derisa përforcimi i ri skuadrës Jeta Zeka, e cila gjatë afatit kalimtar së pari u transferua te Prishtina e më pas kaloi te Bashkimi, luajti 7 minuta me 2 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.

Te Trepça u vërejt dukshëm mungesa e Lorena Haxhës, e cila nuk luajti për shkak të lëndimit, kurse në parket u dalluan Melisa Ibrahimi me 17 pikë dhe Sihana Ramoja me 10 pikë të tjera, të cilat ishin të vetmet me pikë dyshifrore.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore vendoset në krye të tabelës, derisa në xhiron e dytë do të përballet në ndeshjen derbi me Prishtinën, kurse Trepça luan me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave