Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA (F)

Vashat e Kosovës fitojnë miqësoren ndaj Shqipërisë U20

Vashat e Kosovës fitojnë miqësoren ndaj Shqipërisë U20


Teksti: FBK

10 July, 2021 @22:00

Kosova A (femrat) ka fituar miqësoren përballë Shqipërisë U20 (F) me shifrat 56:98 (16:17, 17:25, 11:30, 12:26). Takimi u zhvillua në Durrës.

Vashat e Kosovës kanë kontrolluar lojën në tërësi. Ky takim do t’i shërbejë përzgjedhësit Fidan Shatri të shohë formën e lojtareve para debutimit në garat ndërkombëtare. Te Kosova A u dalluan Saranda Daci me 27 pikë e tetë kërcime, Alexis Tolefree me 23 pikë e katër asistime dhe Arbnore Përquku me 12 pikë, gjashtë asistime dhe katër kërcime.

Kjo miqësore ishte në kuadër të përgatitjeve të Kosovës A për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro. Kosova është në grup me Qipron dhe Luksemburgun.


 
Të gjitha lajmet nga