GOLDEN EAGLE YLLI
Kampioni vazhdon me përforcime
10 July, 2021 @20:42
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Golden Eagle Ylli, po vazhdon përgatitjet për stinorin e ri.
Pas Barret Benson, skuadra suharekase e regjistroi edhe të huajin e dytë me fundorin amerikan Rashun Davis.
Davis gjatë karrierës së tij luajti te skuadrat si: Radford University, MBK Lucenec, Rogaska, Kaposvari dhe së fundidi Siroki.
Fundori amerikan gjatë karrierës luajti me mesatare prej 15.4 pikë për ndeshje, 4.3 asistime dhe 2.8 kërcime për ndeshje.