GAME 2: SUNS - BUCKS
20 treshe nga Suns, përgjysmohet rruga për titull
9 July, 2021 @10:37
Phoenix Suns edhe në ndeshjen e dytë finale triumfoi ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 118-108 dhe kaloi 2-0 në epërsi.
Suns në këtë ndeshje në mënyrë ekipore shënoi 20 treshe, derisa në anën tjetër Giannis Antetokounmpo luajti me rekord personal, por nuk u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij dhe kështu e pësuan edhe ndeshjen e dytë.
Devin Booker ishte koshashënuesi më i mirë te Suns me 31 pikë, derisa u dalluan edhe Mikal Bridges me 27 pikë dhe Chris Paul me 23 pikë të tjera.
Te Bucks, Giannis Antetokounmpo e theu rekordin personal të Play Offit me 42 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Tani seria do të bartet në Milwaukee. Ndeshja e tretë do të luhet më 12 korrik nga ora 2:00.