FIBA 3x3

Foto: FBK
Vashat e Kosovës përfundojnë garat në Qipro
Teksti: FBK
18 June, 2023 @15:15
Kosova 3x3 ka përfunduar garat në FIBA Europe Cup 3x3, që po zhvillohet në Qipro.
Vashat Dardane në grupe kishin një fitore (ndaj Andorrës 16:18) dhe dy humbje (nga Luksemburgu 4:17 dhe Qipro 20:9).
Pasi përfunduan grupet në vendin e tretë, Dardanet sot u ndeshën me Irlandën, që ishte e dyta në grupin e saj dhe irlandezet triumfuan 16:4. Dy pikë shënoi Saranda Daci dhe nga një Enisa Kamerolli dhe Sara Vraniqi.
Kujtojmë se, meshkujt përfunduan grupin me tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara.◼️ Borozani.com