Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA (F)

Vashat e Prishtinës përforcohen me alon kamerunase

Vashat e Prishtinës përforcohen me alon kamerunase


11 October, 2019 @19:09

Kampionja aktuale në Ligën e Femrave, Prishtina, ka zyrtarizuar sot përforcimin nga Kameruni.

Marie Mfoula është përforcimi më i ri i skuadrës nga kryeqyteti.

Mfoula është e gjatë 188 cm, luan në pozitën e alo qendrës dhe vjen nga Kameruni. Ajo së fundi ishte pjesë e skuadrës TSV 1880 Wasserburg në Gjermani.

Përveç Mfoulas, Prishtina në skuadër ka shtuar lojtaret: Danisha Shaw, Nyilah Jamison-Myers, Enxhi Xhanaj, Tringa Ukaj e Jeta Zeka.

Prishtina sivjet do të garjë në Euro Cup, derisa në ndeshjen e parë të stinorit pësuan nga Bashkimi në finalen e Superkupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave