PAS FINALES SË PESTË DRAMATIKE

Vazhdime, s’ka fitues pas 40-minutash
18 May, 2023 @21:56
Ndeshja shkon në vazhdime. Dueli në kohë të rregullt ka përfunduar me barazim, pas pikëve të Amin Hot, për tu kryer loja me 77-77. Borozani.com
Trepça hyn në vazhdime pa Hajrizin e Daniels, që kanë nga 5 personale. Të dy kanë qenë koshashënues më të mirë të ekipit në 40 minuta lojë, Hajrizi me 21, Daniels me 17.
Te Peja nuk ka mungesa, Joseph me 15 është më efikasi.