Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDRA ZENELAJ

Vazhdon edhe vitin e pestë me Prizrenin

Vazhdon edhe vitin e pestë me Prizrenin


5 July, 2022 @16:30

Basketbollisti më i gjatë aktiv dhe vendor në Kosovë, Urim Zenelaj, ka vazhduar kontratën me ekipin e KB Prizrenit.

KB Prizreni ka bërë të ditur se qendra Zenelaj do të vazhdojë edhe për të pestin stinor radhazi me ekipin, ndërsa me këtë bëhen gjysmë-dekadë besnikëri mes klubit dhe lojtarit në fjalë.

Zenelaj 213 centimetra i gjatë mungoi për disa muaj te ekipi i Prizrenit përgjatë stinorit të kaluar, derisa edhe skuadra vërejti mungesën e tij.

Përndryshe Zenelaj përkundër mungesave ka kryer stinorin e kaluar me mesatare double-double, duke shënuar 12.6 pikë për ndeshje mesatarisht dhe 10 kërcime për lojë, derisa ka kontribuuar edhe me 2.7 asistime në proces.

“Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek ekipi ynë. Pa dyshim qendra numër 1 në Kosovë “King of Paint” tani i bën 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës.
Urim Zenelaj pritet të jetë arma më e fort e ekipit, pasi që pas përfundimit të sezonit është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore,”
ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Prizrenit për qendrën në fjalë.

KB Prizreni në stinorin e kaluar ka fituar trofeun e parë në histori të klubit, duke fituar Superkupën e Kosovës. Ekipi kishte mposhtur KB Trepçën në finale.

Në Superligë, gjatë PlayOffit u eliminuan në çerekfinale nga Prishtina, ndërsa në Kupë të Kosovës nuk arritën të kalojnë pengesën e parë aty, KB Bashkimi.

Në anën tjetër, në Ligën Unike ata s’arritën finalen e Final Fourit, por në luftë për vendin e tretë siguruan medaljet e bronzta, duke mposhtur Teutën e Durrësit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga