Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - VËLLAZNIMI (F)

Vazhdon forma e KBF Vëllaznimit, e katërta rresht

FOTO / KBF Vëllaznimi

Vazhdon forma e KBF Vëllaznimit, e katërta rresht


15 November, 2020 @14:51

Vashat e Vëllaznimit po vazhdojnë rrugëtimin pa humbje.

Viktima e radhës ishte Trepça, që Vëllaznimi e mposhti me 30 pikë epërsi, 43-73.

Vëllaznimi me domimin total nga fillimi e deri në fund e arriti fitoren e radhës.

Në skenë ishte përsëri dyshja amerikane e skuadrës gjakovare, Raven Baker dhe Sarah Mgbeike. Baker luajti me 29 pikë, 14 kërcime e 4 asistime, kurse Mgbeike me 27 pikë, 25 kërcime e 4 asistime.

Te Trepça u dalluan Sihana Ramoja me 16 pikë e 7 kërcime dhe Arta Mustafa me 13 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në krye të tabelës me 4 fitore e 0 humbje, kurse skuadra mitrovicase ka bilanc prej 1 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Bashkimin, kurse Trepça me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave