Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PEJA

Vëllaznimi bën super befasi, mposhtë të pamposhturin

Vëllaznimi bën super befasi, mposhtë të pamposhturin


12 December, 2020 @14:57

Xhiroja e shtatë në Superligë, është hapur me një befasi.

Vëllaznimi me dominim total e mposhti Pejën me rezultat 85-62 dhe e njoftoi kundërshtarin me humbjen e parë të sezonit 2020/21.

Skuadra gjakovare nga minuta e parë e deri në fund në asnjë moment nuk ishte në disavantazh, derisa epërsia më e lartë ishte 31 pikë në favor të Vëllaznimit.

Më të dalluarit te Vëllaznimi ishin Cedric Council me 26 pikë e 9 kërcime, Christopher Hortman me 22 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Devante Jackson me 13 pikë të tjera.

Te Peja më të mirët ishin Drilon Hajrizi dhe Robert Cartwright me nga 17 pikë secili, derisa Dardan Berisha luajti me vetëm 8 pikë.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi pas fitores ndaj Prishtinës, duke e mposhtur edhe Pejën është ngritur në pozitën e katërt me 3 fitore e 4 humbje, kurse Peja e regjistroi humbjen e parë pas gjashtë fitoreve rresht.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Rahovecin, kurse Peja me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga