Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF KASTRIOTI - KBF VËLLAZNIMI

Vëllaznimi me 5 lojtare, mbyll me fitore vjeshtën

Vëllaznimi me 5 lojtare, mbyll me fitore vjeshtën


11 December, 2021 @23:21

Vashat gjakovare, e mposhtën Kastriotin me rezultat 36-91 në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Ligën e Femrave.

Vëllaznimi ka dominuar nga fillimi deri në fund të ndeshjes, derisa luajti me vetëm 5 lojtare pa ndërrime në 40 minuta.

Kendra Williams ishte më e dalluara me 32 pikë, 8 topa të rrëmbyer, 7 asistime e 6 kërcime, kurse u ndihmua edhe nga Rina Hoda me 28 pikë, 8 topa të rrëmbyer e 6 asistime, Bleona Juniku me 15 pikë dhe Viola Tanushi me 14 pikë e 11 kërcime.

Te vetëm Kastrioti vetëm Anita Grainca u veçua. Ajo luajti me double-double prej 16 pikëve, 20 kërcimeve e 6 topa të rrëmbyer.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi me 3 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Kastrioti me 0 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave