Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE, PËR SHPRESË NË PLAYOFF

Vëllaznimi mposht Prishtinën, që do ta ketë rival të playoffit

Foto: KBVellaznimi/ fb

Vëllaznimi mposht Prishtinën, që do ta ketë rival të playoffit


3 April, 2024 @23:39

Vëllaznimi në xhiron e fundit të stinorit të rregullt të Superligës ka arritur të mposhtë Prishtinën si mysafir, ndërsa me këtë ka bërë bilancin 13-15 këtë edicion, si dhe ka bërë një uverturë për përballjet e playoffit, ku do të përballet pikërisht me rivalin e sontëm.

Të motivuar për këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Vladimir Krstic ka pasur paraqitje shumë të mirë në pjesë të parë 40-56 dhe përkunëdr mundit të Prishtinës me Diamond Stone-in e jashtëzakonshëm, rikthimi nuk u bë i mundur për ta, derisa Vëllaznimi regjistroi fitoren, 94-99, e dytë kampionale ndaj Prishtinës për të bërë përballjet direkte 2-2 këtë edicion të rregullt.

TABELA AKTUALE

Jalen Ray me 21 pikë, 5 asistime e 5 kërcime ka qenë më i dalluari te Vëllaznimi, ndërsa 20 pikë i dha Myreon Jones. Ray shutoi 3/6 për tre pikë, kurse edhe të huajt tjerë të ekipit patën paraqitje tepër të mirë ndaj bardhekaltërve, ku Jordan Dallas dha 16 pikë e Jahenns Manigat 14 të tjera.

Diamond Stone pati paraqitje masive te Prishtina. Ai dha 34 pikë dhe bëri 13 kërcime. 20 pikë për 40 minuta lojë i dha Donte Clark, që bëri edhe 8 asistime, kurse Malcolm Armstead kreu lojën me 12 të shënuara.

Vëllaznimi kreu stinorin e rregullt në pozitë të pestë me bilanc 13-15, kurse Prishtina në pozitë të katërt me 16-12. Të dyja ekipet do të përballen edhe në çerekfinale të playoffit, ku Prishtina për shkak të pozitës më të mirë në tabelë do të ketë përparësinë e terrenit vendas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga