Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJANËT SIGUROJNË GJYSMËFINALEN!

Peja mposht Bashkimin dhe siguron gjysmëfinalen direkte të playoffit

Foto: KBPeja/ fb

Peja mposht Bashkimin dhe siguron gjysmëfinalen direkte të playoffit


3 April, 2024 @23:34

Në derbin e ditës, Peja mposhti Bashkimin në kuadër të xhiros së fundit të Superligës, duke ditur rëndësinë e ndeshjes. Verdhezinjtë e drejtuar nga Rami Hadar iu kthyen fitores në momentin më të rëndësishëm, pasi që iu rrezikohej pozita e dytë dhe pjesëmarrja direkte në gjysmëfinale.

Mirëpo, duke e pasur parasysh këtë, shqiponjat nuk lejuan befasi dhe mposhtën Bashkimin 79-85, ku epërsinë e morën në çerek të parë, ndërsa në çerek të tretë thuajse siguruan fitoren kur e bënë dallimin (13-29). Përkundër se Bashkimi tentoi fuqishëm rikthimin në çerek të fundit (29-16) nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen.

Jimmy Hall me 19 pikë, 4 asistime e 5 kërcime ka qenë më efikasi te Peja sonte, ndërsa me 15 pikë, 4 asistime e 3 kërcime u dallua Jetmir Zeqiri. Pos tyre, Arian Qallaku luajti me 12 pikë, e Justin Davis me Musab Malën shënuan nga 11 secili.

TABELA AKTUALE

Bashkimi që mbylli sezonin në pozitë të gjashtë, për çerekfinale të playoffit ka pasur Lejson Zeqirin të dalluar sonte me 21 pikë dhe Erik Copesin me 19 të shënuara.

Me këtë rezultat Peja mbylli stinorin e rregullt me bilanc 19-9 në pozitë të dytë të tabelës, që siç u tha më lartë siguron gjysmëfinalen direkte të playoffit.

Në anën tjetër, Bashkimi mbyll stinorin e rregullt në pozitë të gjashtë me bilanc 11-17. Prizrenasit në çerekfinale të playoffit do të ndeshen me Yllin që ndeshjen e fundit të stinorit e luan nesër mbrëma, ndërsa ka të sigurt pozitën e tretë në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga