5 PIKË DALLIMI

Vëllaznimi në avantazh!
28 January, 2023 @17:45
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të xhiros ku në 13 qershori të Suharekës Ponte Prizreni po luan ndaj Vëllaznimit. Ekipet me bilanc të njëjtë aktualisht 7-12, pas çerekut të parë 17-16, gati baraz, në të dytin kanë treguar fytyrë tjetër ku mysafirët kanë bërë dallimin, duke e marrë atë 9-15 për të shkuar në pushim pjesëlojësh me rezultat Prizreni 26-31 Vëllaznimi.
Më efikasi te Vëllaznimi pas pjesës së parë është Damonte Dodd që dha 6 pikë, ndërsa te Prizreni po dallohet Wayne Arnold me 7 të shënuara.
Raport i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.