VËLLAZNIMI - YLLI

Vëllaznimi për shpëtim kundër Yllit
27 March, 2021 @8:58
Xhiroja e 26 në Superligën e Kosovës në basketboll, do të hapet me ndeshjen në mes të Vëllaznimit dhe Yllit.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe do të luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Vëllaznimit i nevojitet fitorja për të shpresuar në mbijetesë, kurse Ylli gjatë javës ka emëruar trajnerin e ri Adis Beciragic dhe kërkon pozitën e parë në Superligë.
Ylli ka 16 fitore e 9 humbje dhe gjendet në pozitën e dytë, kurse Vëllaznimi me 8 fitore e 17 humbje në pozitën e fundit të tabelës.