Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

Vendimi i FBK-së, Vëllaznimi në Superligë?

Vendimi i FBK-së, Vëllaznimi në Superligë?


3 August, 2021 @17:11

Gjatë ditës së sotme, Federata e Basketbollit e Kosovë ka publikuar disa vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një prej vendimeve ka të bëjë me kërkesën e Vëllaznimit që sezonin 2021/2022 të jetë pjesë e Superligës.

Pika 6 e vendimeve të FBK-së që u publikuan sot shkruan:

“6. E ka shqyrtuar pozitivisht kërkesën e KB Vëllaznimi për hapje të Wild Card për pozitën e nëntë (9) në Superligë dhe në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur procedurën dhe kriteret për aplikim për Wild Card.”

Kështu, duket që nëse Vëllaznimi plotëson kushtet e kërkuara nga Federata për Wild Card, atëherë do të jetë pjesë e Superligës gjatë sezonit 2021/2022.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga