Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI DHE NDESHJET E XHIROS XXIV

Vetëm Trepça e sigurt këtë xhiro

Vetëm Trepça e sigurt këtë xhiro


25 March, 2022 @14:03

Xhiroja e XXIV e Superligës në basketboll sjell duele të mëdha, ndërsa nga 4 ndeshje që do të luhen, vetëm Trepça e ka fitoren e sigurtë.

Trepça (16-7) pret Dritën (0-23) e pamotiv në xhiron e radhës, ndërsa ndeshja luhet të shtunën me fillim prej orës 17:00.

TABELA AKTUALE

Ndërsa në mbrëmjen e së shtunës (19:00) luhet përballja interesante mes Rahovecit (10-13) dhe Pejës (15-8) ku verdhezinjëve pritet t’i kthehen dy lojtarë nga lëndimet!

Ndërkaq të dielën (17:00) lideri Ylli (18-5) pret Prizrenin’16 (13-10) të cilin e mposhti ditë më parë në Ligë Unike, derisa lufta për PlayOff e PlayOut mund të arrijë në një nivel tjetër në rast se Prishtina (11-12) mposhtet nga Bashkimi (9-14), duel ky që nis prej orës 19:00.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga