Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Vrioni: Ëndërroj golin me kombëtaren

Foto: FSHF

Vrioni: Ëndërroj golin me kombëtaren


23 March, 2022 @14:49

Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore të forta për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor të këtij viti.

Kuqezinjtë janë në aventurën spanjolle për ndeshjen e së shtunës Spanja - Shqipëria që luhet më 26 mars (19:45), ndërsa të martën më 29 mars (18:00) pret Gjeorgjinë në Tiranë.

Të dy këto kombëtare me të cilat luan Shqipëria, kanë qenë kundërshtare të Kosovës në përballjet kualifikuese për në “Katari 2022”.

Autori i 10 golave me Tirol në Austri, është gjithashtu shumë i lumtur për ftesën që ka marrë. Njëri ndër sulmuesit e rinj, që është në formë këtë stinor është edhe Giacomo Vrioni. Në 18 ndeshje ka shënuar 10 herë, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

Për ftesën e kombëtares sulmuesi Vrioni tha: “Jam i lumtur, kur kombëtarja të thërret është gjë shumë e bukur, se përfaqëson popullin tënd, familjen, përfaqëson gjithë Shqipërinë. Është normale të jesh i lumtur dhe do jap maksimumin siç kam bërë gjithmonë në kombëtare”.

Vrioni u pyet edhe se si e ka parë Shqipërinë nga jashtë dhe për konkurrencën në repartin e sulmit. “Sipas meje mendimi për kombëtaren është shumë pozitiv. Skuadra është në nivel të lartë, kemi shumë lojtarë të mirë. Është një gjë shumë e bukur të jem këtu në kombëtare me gjithë këta lojtarë. Është normale që konkurrenca është kudo, në kombëtare dhe në klub. Është një gjë shumë e bukur për Shqipërinë nëse të gjithë sulmuese shënojnë me ekipet ku luajnë. Ne do stërvitemi, do japim maksimumin dhe pastaj trajneri vendos, kjo është normale”.

I pyetur nëse do e donte vazhdimësinë në kombëtare, Vrioni thotë: “Objektivi i të gjithë lojtarëve është të bëhen pjesë e kombëtares. Siç thashë edhe më përpara, bo bëj maksimumin çdo ditë te klubi im që të marr sërish ftesë tjetër. Kjo është normale”. Si sulmues normalisht ai dëshiron edhe të shënojë sa më parë. “Kjo është ëndrra ime, të gjej golin e parë me kombëtaren. Shpresoj t’ia arrij, është ëndrra ime dhe mund të bëj të lumtur gjithë familjen time”.

 

Vrioni është i lindur në tetor të vitit 1998 në Itali. I rritur te të rinjtë e Pistoises, ai u bë pjesë e Sampdorias që prej U-17 dhe debutoi me ata në Serie A në sezonin 2017/18.

Ai është tash pjesë e Juventusit U23, ndërsa si huazim po luan te Tiroli austriak, derisa vlera e tij në treg llgoaritet të jetë rreth 2 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga