FITORE E THELLË E VUSHTRRIASVE

Vushtrria i rikthehet fitores, fiton me mbi 50 pikë dallim
11 January, 2023 @0:05
Skuadra e Vushtrrisë që në xhiron e shkuar humbi derbin dhe kreun e renditjes nga Istogu, është këndellur në xhiron XXI të Ligës së Parë duke e mposhtur skuadrën e Dukagjinit në Jeton Tërstena - Tota me rezultat të thellë 108-50 [31-11, 30-18, 23-16, 24-5].
Pa kurrëfarë telashesh, ekipi i drejtuar nga Gazmend Asllani shkoi te fitorja në këtë ndeshje, ndërsa trajneri provoi të gjithë lojtarët në dispozicion ndaj kundërshtarit që po lufton për mbijetesë. Në fund, më efikasi te Vushtrria doli Ramadan Zekiqi me 20 pikë e 9 asistime në fitore.
Me fitore, Vushtrria e dyta në renditje ka bilanc 15-4, ndërsa Dukagjini i parafundit në renditje, 5-14.