Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME NJË LOJTAR MË PAK, FESTOJNË

Vushtrria me 10 lojtarë dhe golat e Statovcit mposhti Fushë Kosovën

Fotot: FCVushtrria/ D. Miftari/ fb

Vushtrria me 10 lojtarë dhe golat e Statovcit mposhti Fushë Kosovën


21 September, 2024 @22:14

Që nga minuta e tretë e ndeshjes me një lojtar më pak në fushë ishte Vushtrria e Armend Dallkut në përballjen e sotme ndaj Fushë Kosovës, por kjo nuk i pengoi aspak mysafirëve që të festojnë tre pikëshin në fund.

Ka qenë sulmuesi korpulent i ekipit Urim Statovci që shënoi dy herë ndaj ish ekipit të tij, për t’i dhënë epërsinë 0-2 fillimisht vushtrriasve, me golat e shënuara në fund të pjesës së parë, ndërsa krejt në fund të ndeshjes, Daut Maxhuni qetësoi gjithçka pasi Fushë Kosova kishte shënuar më parë.

Fushë Kosova - Vushtrria 1-3 [ - Urim Statovci 45’+2, 45’+5, Daut Maxhuni 90’+5].

TABELA AKTULE & REZULTATET

Ka qenë portieri Arlis Shala që mori karton të kuq në fillim të ndeshjes (3’) ndërsa prej atij momenti Vushtrria luajti me 10 lojtarë në fushë. Sidoqoftë, siç u pa edhe në fund, kjo aspak nuk i pengoi bardhekaltërve mysafirë të festojnë në fund.

Me këtë fitore, Vushtrria është ngritur në pozitën e tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë - Grupi B, ku pas 5 ndeshjeve ka 10 pikë. Fushë Kosova ndërkaq është e parafundit në renditje me 4 pikë nga 5 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga