Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI PËRFORCOHET

Wes Washpun - përforcim i ri i Yllit

Wes Washpun - përforcim i ri i Yllit


5 February, 2023 @13:57

Basketbollisti amerikan, Wes Washpun, është përforcim i ri i Yllit, ka bërë të ditur klubi suharekas sot. Washpun 30-vjecar së fundi ka luajtur për ekipin Guayamas në Meksikë, ndërsa ka pasur mesatare prej rreth 30-minutash për lojë, ku ka shënuar 13.8 pikë për ndeshje dhe 3.9 asistime për ndeshje.

Wes Washpun

Washpun bëhet lojtari i gjashtë i huaj për ekipin e drejtuar nga Adis Beciragic që po kërkon mbrojtjen e titullit kampion, ose më saktë, për të bërë hat-trick titujsh. Para Guayamas, Washpun ka djerisut fanellën e Astorias në Poloni, ku ka pasur mesatare prej 27.5 minutash për lojë me 10.7 pikë për ndeshje dhe 3.5 asistime.

Wes Washpun

Ylli në mes të muajit shkurt do të luftojë edhe për trofeun e Kupës së Kosovës, ndërsa në Superligë ka hyrë në ciklin e fundit të ndeshjeve ku pritet të debutojë Washpun. Dueli i Yllit me Prishtinën shihet aktualisht si vendimtar për ekipin për të përfunduar sezonin e rregullt të Superligës në krye të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga