Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PENZA

Whitsitt triple-double, Penza kap lidershipin duke mposhtur Vëllaznimin

Whitsitt triple-double, Penza kap lidershipin duke mposhtur Vëllaznimin


20 November, 2021 @17:00

Skuadra e Penzës ka marrë kreun e Ligës së Femrave në basketboll sot, pasi që ka mposhtur si mysafire ekipin e Vëllaznimit me rezultat të thellë 55-109 [19-33, 13-20, 6-24, 17-32].

Lojë bindëse në secilin çerek për vajzat e drejtuara nga Bujar Loci, ndërsa triple-double ka bërë Rael Whitsitt duke shënuar 29 pikë, 29 kërcime e 10 asitime!

TABELA AKTUALE

Kapitenja e ekipit pejan, Valbona Bytyqi, shënoi 27 pikë tjera, bashkë me dy asistime.

Në anën tjetër, te gjakovaret u dalluan Kendra Williams me 16 pikë e 10 kërcime si dhe Rina Hoda me 14 pikë e gjashtë asistime.

Me këtë fitore Penza merr kreun përkohësisht duke pritur rezultatin e Prishtinës që s’ka humbje. Penza aktualisht është në bilans 6-1 ndërsa Vëllaznimi 2-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave