Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - PRISHTINA (F)

Xhanaj me triple-double, Prishtina vazhdon pa humbje në pranverë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Xhanaj me triple-double, Prishtina vazhdon pa humbje në pranverë


1 March, 2020 @20:39

Vashat e Prishtinës serinë e fitoreve e vazhduan edhe kundër Trepçës, duke e mposhtur me rezultat 43-100.

Rezultati i barabartë ishte vetëm në çerekun e parë, e më pas Prishtina e dominoi ndeshjen dhe e mposhti kundërshtarin me lehtësi.

Te Prishtina 6 lojtare luajtën me pikë dyshifrore, derisa Enxhi Xhanaj shkëlqeu me triple-double prej 15 pikëve, 11 kërcimeve e 11 asistimeve. Irma Konjusha ishte koshashënuesja më e mirë e Prishtinës me 19 pikë, derisa u dalluan edhe Besjana Martinaj me 18 pikë, Era Shatri me 15 pikë e Enisa Kamerolli me 13 pikë të tjera.

Te Trepça u veçuan vetëm Sihana Ramoja me 13 pikë e 10 kërcime dhe Lorena Haxha me 11 pikë e 6 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina me 11 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Trepça me 4 fitore e 9 humbje është në pozitën e katërt.

Në xhiron tjetër Prishtina luan me Penzën, derisa Trepça me Kastriotin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave