SUPERLIGA
Xhiroja 18 nis në Prishtinë
14 March, 2014 @13:00
Pas një jave të ngjeshur për Sigal Prishtinën dhe Pejën në ligën ballkanike, dy ekipet më të forta kosovare i kthehen Superligës.
Sigal Prishtina do të hap xhiron e XVIII sonte në duel me Besën e Pejës që ka shënuar vetëm një fitore në stinorin pranveror.
Ekipi i Marin Dokuzovskit është favorit absolut për këtë ndeshje, derisa kjo pritet të jetë paraqitja e fundit e K’Zell Wesson për Sigal Prishtinën para largimit të tij, pas marrjes së vendimit nga ekipi bardhekaltër që të largohen dyshja e huaj Wesson - Josip Blajic.
Sigal Prishtina vazhdon me formë të mirë në kampionat dhe ende nuk ka humbur asnjë ndeshje në pranverë.
Nesër takohen Peja - RTV 21 dhe Bashkimi - Kastrioti, derisa të dielën luhet përballja interesante Drita - Trepça, ku gjilanasit do të kërkojnë fitore për të vazhduar rrugën e tyre dhe tentimet për Play-Off pas shumë vitesh.
Tabela aktuale para xhiros XVIII.
XHIROJA XVIII, Orari:
sonte 20:00, Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Prishtinë | Sigal Prishtina - Besa | Gjyqtarë: Atdhe Goçaj, Fisnik Ramadani dhe Florentina Thaqi | Përballjet e deritashme: Sigal Prishtina - Besa (2-0) |
nesër 18:00, Karagaç - Pejë | Peja - RTV 21 | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Azem Hoxhaj dhe Hektor Grezda | Përballjet e deritashme: Peja - RTV 21 (2-0) |
nesër 19:00, Sezai Surroi - Prizren | Bashkimi - Kastrioti | Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Hajredin Zeka dhe Astrit Kasapolli | Përballjet e deritashme: Bashkimi - Kastrioti (1-1) |
pasnesër 19:00, Bashkim Selishta - Gjilan | Drita - Trepça | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini dhe Isa Prebreza | Përballjet e deritashme: Drita - Trepça (1-1) |