Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFËR PLAY-OFFIT

Feneri mban gjallë shpresat

Feneri mban gjallë shpresat


14 March, 2014 @0:31

Skuadra turke Fenerbahçe ka arritur fitore tejet të rëndësishme sonte duke i mposhtur në shtëpi spanjollët e Unicajas. 

Ekipi turk që udhëhiqet nga trajneri serb me përvojë, Zeljko Obradovic, ka arritur të shënojë fitoren e pestë në  Grupin E të Euroleague 69-67 ndaj Unicajas. 

Nemanja Bjelica dhe Bo McCalebb kanë shënuar nga 13 pikë secili për t’i dhënë shpresa ekipit turk për daljen nga grupi dhe kualifikimin në Play-Off. 

Verdhekaltërit nga Stambolli tash kanë bilanc prej 5 fitoreve dhe 5 humbjeve në Grupin E ku lider është Barcelona me 9 fitore nga po aq ndeshje. 

Bayern mposht Real Madridin

 

Fitore të madhe në këtë xhiro të Euroleague (Grupi F) ka shënuar edhe skuadra gjermane Bayern Munchen që ka mposhtur finalistin e stinorit të kaluar të Euroleague, Real Madrid, gjithashtu me rezultat të ngushtë 85-83.

Bayern ka arritur bilancin 5 fitore e 5 humbje, katër xhiro pa përfunduar faza e fundit grupore e elitës së basketbollit europian. Lider i grupit ku bëjnë pjesë Bayern dhe Real Madrid është CSKA Moska me 9 fitore e 1 disfatë.

Rusët kanë demoluar Partizanin e Beogradit në Moskë me rezultat të thellë 84-52. 



EUROLEAGUE, Rezultatet e sontme:

Fenerbahçe - Unicaja 69-67 GRUPI E
Laboral Kutxa - EA7 Armani 65-83 GRUPI E
Bayern Munchen - Real Madrid 85-83 GRUPI F
CSKA Moska - Partizan 84-52 GRUPI F
Maccabi Tel Aviv - Zalgiris 77-67 GRUPI F

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague