KOBE BRYANT
E përfundoi stinorin
13 March, 2014 @11:49
Vitin e kalur me lëndimin e tetivës së akilit, Kobe Bryant u detyrua që të mungojë tetë muaj nga basketbolli.
Ai u rikthye në parket, por me 17 dhjetor kundër Memphis Grizzlies, u lëndua përsëri, ku e dëmtoi gjurin e majtë.
Kobe Bryant deklaroi se nuk do të luaj në këtë stinor, ai është duke planifikuar që të kthehet në mënyrën më të mirë vitin tjetër.
“Nëse ju them se, vitin tjetër do të bëj performancën më të mirë në karrierën time, të gjithë do të më shikoni me një sy se jam i çmendur, ngase unë jam një basketbollist i moshuar, por unë do të kthehem në mënyrën më të mirë,” deklaroi Black Mamba, derisa dukej si i urritur për basketboll.
Lakers, pa Kobe-në, është duke kaluar një stinor katastrofal. Ata kanë bilanc prej 22 fitoreve e 43 humbjeve, ku gjenden në pjesen e poshtme të Konferencës Perëndimore.
Video
Kobe Bryant