Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA NË MAL TË ZI

Mundësia për rikthim

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Mundësia për rikthim


12 March, 2014 @12:39

Skuadra e Pejës sonte do të luajë në Palestrën Zupa të Tivatit ndaj Teodos që e kishte fituar muaj më parë në Pejë. Me fitore ndaj Teodos atëherë, Peja kishte hyrë në formë dhe arriti deri te bilanci pozitiv nën udhëheqjen e Danijel Lutz, me 6 fitore e 5 humbje. 

Pa Lutzin s’ka fitore ende

Sidoqoftë, largimi i kroatit Lutz ndërroi shumëçka te Peja, e cila ka pranuar se është në krizë financiare. Dy disfata radhazi në ligën ballkanike (ndaj Craiovas jashtë dhe Sigal Prishtinës brenda) si dhe një disfatë tjetër nga Sigal Prishtina (në Superligë) kanë çuar në krizë ekipin verdhezi nga Peja. 

Trajneri i ri Boban Savovic ka me vetë në Mal të Zi tërë ekipin pos Drilon Hajrizit, që u dënua nga kryesia për shkak të sjelljeve josportive në derbi ndaj Sigal Prishtinës në fundjavë. Fred House e Samir Shaptahovic nëse janë në formë mund të bëjnë Pejën përsëri të qesh, mirëpo, në anën tjetër është një Teodo krejt tjetër krahasuar me fillimin e stinorit në ligën ballkanike. 

Teodo në formë

Malaziasit kanë hyrë në formë të mirë duke fituar katër ndeshjet e fundit radhazi, tre prej të cilave si vendas dhe një si mysafir. Në mesin e tyre kanë mposhtur edhe liderët e ligës si Levski Sofia dhe Sigal Prishtina. 

Dyshja veterane e ekipit është në formë të mirë. Savo Djikanovic dhe Nikola Vucurovic me përvojë të madhe, ndikojnë tepër te ekipi. 

Mirëpo, plusi i madh i Pejës mund të jetë pikërisht trajneri Savovic, i cili stinorin e kaluar ka udhëhequr Teodon. Ai mund të di më mirë se çdokush tjetër mangësitë dhe përparësitë e bregdetarëve. 

Ndeshjet përcaktuese për Play-Off

Nëse këtë arrin ta shfrytëzojë Peja do të ketë rastin ideal të kthehet në formë dy xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt, kur do të bëjnë udhëtimin më të vështirë në Izrael te Galil Gilboa (ku fitues ka dalë vetëm Levski deri më sot), derisa do të presin në xhiron e fundit në Karagaç Balkanin e Botevrgadit. 

Fitorja e sontme do të jetë super pilulë për Pejën dhe mundësinë e saj që të inkuadrohet në TOP 6 për të vazhduar garat në Play Off të garës së parë ndërkombëtare që po marrin pjesë. 

Nga takimi i kaluar Peja-Teodo, kush si luajti, si shkoi rezultati dhe statistikat nga ndeshja

Rezultatet e deritashme dhe tabela aktuale para ndeshjeve të sotme



BALKAN LEAGUE, Sonte:

18:00 Zupa, Tivat Teodo-Peja Përballjet e deritashme: Teodo-Peja (0-1) Gjyqtarë: Petar Obradovic, Haris Bijedic dhe Ernad Karovic;

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League