Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYESUESIT

Finalistët, të pamëshirshëm

BOROZANI/Erdis Driza

Finalistët, të pamëshirshëm


12 March, 2014 @10:05

Finalistët e stinorit të kaluar të Balkan League, kampioni Galil Gilboa dhe nënkampioni Levski Sofia, kanë treguar dhëmbët mbrëmë. 

Tre xhiro pa përfunduar stinori i rregullt në ligën ballkanike ata kanë mposhtur kundërshtarët e tyre në mënyrë impresive si mysafirë. 

Kampioni ndal Dahlmanin

 

Ekipi izraelit Galil Gilboa ka mposhtur Balkan Botevgradit në Bullgari me rezultat 71-77 për të dalë në krye të renditjes tabelare me një pikë më tepër se përcjellësi kryesor i tyre. 

DeShawn Sims është dalluar me 24 pikë e 7 kërcime në fitore, derisa në momentet kyqe të ndeshjes edhe Kenny Boynton ka arritur te shifra e 16 pikëve që i ka dhënë fitoren e dhjetë Galilit në 14 ndeshje. 

Bullgarët fitues në Kumanovë

 

Edhe Levski e Sofjes nuk ka mbetur prapa Galilit. Nënkampioni aktual i BIBL ka shënuar fitore të rëndësishme gjithashtu si mysafir mbrëmë duke e mposhtur Kumanovën me rezultat 85-92. 

Amerikanët Lionel Chalmers dhe Jumaine Jones kanë qenë në ditën e tyre duke kontribuuar me 19, përkatësisht 16 pikë në fitoren e ekipit të kryeqytetit bullgar. 

Lufta për TOP 2

 

Me këto fitore, dyshja është duke e udhëhequr tabelën e ligës ballkanike derisa kërkojnë që në dy xhirot e fundit të përfundojnë stinorin në TOP 2, që garanton pjesëmarrje në gjysmëfinale të BIBL, pa pasur nevojë për të luajtur ndeshjet çerekfinale. 

Në këtë rreth mund të futet edhe Sigal Prishtina nëse arrin fitore ndaj Kozuvit sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, që do t’i prish llogaritë e dyshes që kryesojnë ligën aktualisht. 

Rezultatet dhe tabela aktuale në BIBL.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League