CLIPPERS
Blake Griffin show
11 March, 2014 @12:32
I disponuari Blake Griffin, në ndeshjen kundër Phoenix Sunsit, ishte më i miri në fitoren e skuadrës së tij duke e mposhtur rivalin me rezultat 112-105.
Griffin luajti me 37 pikë, por edhe me përqindje të madhe të saktësisë, i cili në 16 tentime shënoi 14 herë, gjithashtu edhe nga gjuajtjet e lira në 10 tentime ai dështoi vetëm një herë.
Ndërsa në anën tjetër te ekipi humbës slloveni Goran Dragic, u dallua më së shumti me 23 pikë të shënuara, por nuk mjaftuan për lindjen e “diellit”.
Los Angeles Clippers, ka një seri prej tetë fitoreve resht, ndërsa e regjistruan fitoren e 45-të, krahas 20 humbjeve dhe gjenden në pozitën e katërt të Konferencës Perëndimore.
Video
Ngulitja e Blake Griffin