SIGAL PRISHTINA
Me fitore në TOP 2
12 March, 2014 @10:47
Skuadra e Sigal Prishtinës është duke kërkuar fitore sonte në përballje ndaj Kozuvit të Gjevgjelisë.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri maqedon, Marin Dokuzovski, do të luaj përballjen e dytë në BIBL me trajnerin e ri. Dokuzovski ia nisi me fitore në BIBL, duke e mposhtur Pejën në Karagaç dhe atë bindshëm, e sonte do të duhet të përballet me njërin nga ekipet e vendit të tij - që i njeh mirë.
Te Sigal Prishtina çdokush beson në fitore dhe ky optimizëm i kryeqytetasve bëhet edhe më i madh kur dihet forma e dobët e ekipit maqedonas.
Kozuvi vjen në Prishtinë me bagazh, 8 humbje radhazi
Kozuv është në seri katastrofale të disfatave. Ekipi nga vendi më jugor i Maqedonisë ia nisi me 4 fitore në 5 ndeshje ligën ballkanike dhe tash ka rënë në seri prej tetë humbjeve radhazi.
Ndeshja fillon sonte nga ora 17:30 derisa do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në Radiotelevizionin e Kosovës. Ndeshja e rëndësisë së madhe për Sigal Prishtinën, që me fitore do të kalojë në vend të dytë të tabelës para dy ndeshjeve të fundit të vështira.
Në dy javët e fundit të ligës ballkanike Sigal Prishtina udhëton në Rumani për tu ndeshur me Craiovën, nga të cilit ka humbur në Prishtinë, derisa krejt në fund, në përundim të stinorit të rregullt pret nënkampionin e BIBL, Levski Sofia në Prishtinë.
Rezultatet dhe tabela aktuale para ndeshjeve të sotme.
BALKAN LEAGUE, Sonte:
17:30 Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë | Sigal Prishtina - Kozuv | Përballjet e deritashme Sigal Prishtina - Kozuv (1-0) | Gjyqtarë: Radomir Vojinovic, Zdravko Rutesic dhe Iskren Manolov; |