Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Peja, pa fat!

BOROZANI/ Erdis Driza

Peja, pa fat!


12 March, 2014 @18:38

Një pasim i gabuar, i amerikanit George Odufuwa, pas kërcimit në mbrojtje, sipas statistikave nga ndeshja në Tivat (pasi që nuk kishte transmetim të drejtpërdrejtë të ndeshjes), 6 sekonda pa përfunduar takimi, ka qenë fatal për Pejën që ishte shumë afër fitores sonte në Palestrën Zupa të Tivatit. 

Këtë gabim të tij më së miri e shfrytëzoi Pekic, që qëlloi treshen dhe përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 82-79 në të mirë të malaziasve. 

Kështu, Teodo vazhdoi me formën e mirë të saj duke shënuar fitoren e radhës dhe duke u ngritur edhe më në tabelë, derisa Peja tani do të ketë punë kolosale për të zënë një vend që çon në Play-Off. 

Çereku i parë i ndeshjes përkundër se ishte në fillim i nivelizuar, vendasit kanë arritur që të dalin me nëntë pikë në epërsi në fund të saj. 

Pastaj kjo lojë e mirë e Teodos vazhdoi edhe në fillim të çerekut të dytë kur arritën epërsinë maksimale në ndeshje prej 14 pikësh. Sidoqoftë, Peja i konsolodoi radhët dhe arriti të zbus epërsinë e përgjithshme në 7 pikë në fund të pjesës së parë të ndeshjes. 

Më pas, ndeshja vazhdoi në ritëm të tillë edhe në çerekun e tretë me ngritje-rënie që çuan në dhjetëminutësh deri diku të barabartë. 

E ndeshja u nxe tërësisht në çerekun e fundit, kur Peja kaloi në epërsi. Kampionja e Kosovës prej minus tetë doli në plus katër e për të rënë përsëri në disavantazh. Në sekondat e fundit të ndeshjes Peja ishte në avantazh derisa Teodo barazoi nga gjuajtjet e lira, e topin e fundit e gaboi në pasim George Odufuwa që çoi në treshe të Pekicit - që nxorri lojën për malaziasit. 

Samir Shaptahovic që nuk pushoi për asnjë sekond në ndeshje ka qenë fenomenal me double-double prej 22 pikëve dhe 13 asistimeve, derisa 22 pikë tjera i shënoi edhe Fred House, shto kësa edhe 8 kërcime. Odufuëa përkundër pasimit të gabuar në fund, ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm duke arritur 12 kërcime e 8 pikë në humbje. 

Te ekipi fitues si zakonisht u dalluan ujqit e vjetër Savo Djikanovic që nuk pushoi fare gjatë ndeshjes dhe shënoi 16  pikë e 9 kërimce, bashkë me Nikola Vucurovicin që me 10 pikë e 9 kërcime ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit vendas. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Statistikat ekipore

TEODO PEJA
Çereku i parë 25 16
Çereku i dytë 22 24
Çereku i tretë 19 18
Çereku i katërt 16 21
Kërcime në mbrojtje 21 18
Kërcime në sulm 9 16
Gjithsej kërcime 30 34
Asistime 15 13
Bllokada 2 2
Topa të vjedhur 3 12
Topa të humbur 16 8
Tentime për tre pikë 8/23 6/25
Tentime nga loja 26/51 29/67
Tentime nga gjuajtjet e lira 22/30 15/21


Statistikat individuale te Teodo

1 Nikola Vucurovic 20 pikë 9 kërcime 3 asistime
2 Savo Djikanovic 16 pikë 9 kërcime 2 asistime
3 Radomir Pekic 14 pikë 2 kërcime 1 asistim
4 Manuel Johnson 12 pikë 2 asistime 1 kërcime
5 Nikola Korac 9 pikë 3 asistime 1 kërcim
6 Srdjan Subotic 7 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Milijan Bocka 4 pikë 6 kërcime 2 asistime


Statistikat individuale te Peja

1 Fred House 22 pikë 8 kërcime 1 bllokadë
2 Samir Shaptahovic 22 pikë 13 asistime 2 kërcime
3 Gerti Shima 16 pikë 5 kërcime
4 George Odufuwa 8 pikë 12 kërcime
5 Teo Simovic 8 pikë 5 kërcime
6 Rron Grapci 3 pikë 1 kërcim

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League