PRISHTINA
Prishtina e dyta, Berisha maestral
12 March, 2014 @18:22
Basketbollisti pejan, Dardan Berisha, përsëri ka treguar vlerat dhe cilësitë e tij. Ish reprezentuesi i Polonisë, Berisha, ka arritur të shënojë 25 pikë në fitoren e Sigal Prishtinës, derisa është pushuar më pak se gjysmë minuti në ndeshje nga trajneri Marin Dokuzovski. Berisha është treguar vendimtar në udhëheqje të lojës së bardhekaltërve në çerekun e fundit, kur edhe Sigal Prishtina morri kontrollin e lojës dhe arriti të shënojë fitore me 10 pikë epërsi përkundër startit jo edhe aq të mirë.
Çereku i parë i ndeshjes kaloi me një dominim të lehtë të mysafirë, ndërsa kjo periudhë u karakterizua me efikasitet të ulët nga të dy palët pasi përfundoi me rezultat 13-14 në të mirë të Kozuvit.
Në fillim të çerekut të dytë Prishtina me një seri prej 6-0 kaloi në epërsi (19-17), mirëpo kjo nuk zgjati shumë pasi ekipi maqedon i riktheu epërsinë dhe e përmbylli pjesën e parë me rezultat 26-29.
Ritmi i bardhekaltërve u shpejtua gjatë çerekut të tretë, e kjo ndikoi edhe në rezultat pasi krijuan seri prej 16-0 dhe kaluan në epërsi prej nëntë pikëve (43-34).
Epërsia e krijuar në çerekun e tretë bëri që Prishtina të luaj një lojë më komode gjatë dhjetëminutëshin të katërt, ku me anë të mbrojtjes së fortë dhe lojës së mirë të Dardan Berishës në sulm, ekipi nga kryeqyteti fitoi me rezultat 68-58.
Berisha shkëlqeu edhe në këtë ndeshje për Prishtinën duke realizuar 25 pikë dhe 7 kërcime, derisa Aurimas Kieza shtoi 12 pikë. Në anën tjetër, te Kozuvi më efikasi ishte Pekovic i cili luajti me 15 pikë.
Kjo ishte fitorja e nëntë e Sigal Prishtinës në Balkan League dhe tani gjendet në vendin e dytë, ndërsa ekipi nga Gjevgjelia pësoi humbjen e nëntë me radhë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
SIGAL PRISHTINA | KOZUV | ||
Çereku i parë | 13 | 14 | |
Çereku i dytë | 13 | 15 | |
Çereku i tretë | 22 | 15 | |
Çereku i katërt | 20 | 14 | |
Kërcime në mbrojtje | 31 | 24 | |
Kërcime në sulm | 11 | 11 | |
Gjithsej kërcime | 42 | 35 | |
Asistime | 11 | 13 | |
Bllokada | 4 | 1 | |
Topa të vjedhur | 3 | 5 | |
Topa të humbur | 8 | 6 | |
Tentime për tre pikë | 5/22 | 5/31 | |
Tentime nga loja | 23/59 | 23/68 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 17/23 | 7/8 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 25 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Aurimas Kieza | 12 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Tay Waller | 8 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
4 | K'Zell Wesson | 7 pikë | 8 kërcime | 2 bllokada |
5 | Blerim Mazreku | 5 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Kendrick Jones | 4 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
7 | Alban Veseli | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Edmond Azemi | 2 pikë | 4 kërcime | |
9 | Josip Blajic | 2 pikë | 1 asistim |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Slaven Cupkovic | 12 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Miladin Pekovic | 15 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Zlatko Gocevski | 9 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Dimitar Karadjovski | 4 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Goran Glavchev | 5 pikë | 2 kërcime | |
6 | Igor Mijajlovic | 6 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
7 | Austin Lee Dufault | 5 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
8 | Marcus Neal | 2 pikë |