NË "SHANI NUSHI" SONTE
Xhiroja hapet në Gjakovë
25 March, 2016 @9:50
Me përballjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Yllit hapet xhiroja e XXV e Superligës sot.
“Shani Nushi” do të jetë për herë të parafundit nikoqir i një ekipi në pjesën e rregullt të stinorit, pasi që pas kësaj ndeshjeje Vëllaznimi pushon, pastaj pret Trepçën dhe përfundon stinorin në Prizren.
Në anën tjetër, Ylli ende ka teorikisht gjasa për Play-Off, ndërsa ka edhe ndeshje më të lehta sesa ekipi mitrovicas deri në fund të stinorit të rregullt.
Ylli ka mposhtur në të tre ndeshjet e këtij stinori Vëllaznimin në Superligë dhe besohet se nuk do ta ketë vështirë as sot me Urim Zenelajn e Altin Morinën në formë.
TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
Të dyja ekipet kanë liruar të huajt që i kanë pasur deri sot në ekip qe disa xhiro dhe tashmë po luajnë me forca vendore.
Ndeshja do të refererohet nga treshja Daut Mehmeti, Elion Obërtnica dhe Blendi Fejza.