WARRIORS e SPURS
Home sweet home
24 March, 2016 @11:22
Dy skuadra më në formë në NBA, Golden State Warriors dhe San Antonio Spurs, nuk po dështojnë nëpër palestrat e tyre.
Kampioni aktual Golden State, e mposhti dje Los Angeles Clippersin, me rezultat 114-98, derisa serinë e pa mposhtmërisë në Oracle Arena, e ngriti në 51 ndeshje (33 në këtë stinor), që është në maje të listës në këtë kategori.
Gjithashtu serinë e shënime nga vija e treshit, së paku një shënim në ndeshjet e njëpasnjëshme, Stephen Curry e ngriti në 140 ndeshje.
Ndërsa në anën tjetër, San Antonio Spurs, e mposhti Miami Heatin me rezultat 112-88, që ishte fitorja e 36 në AT&T Center dhe është një fitore
larg për ta barazuar rekordin e Chicago Bullsit që e kishin arrit me Michael Jordanin.