Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23

Ylli e mbyll me humbje aventurën në FIBA Europe Cup

Ylli e mbyll me humbje aventurën në FIBA Europe Cup


30 November, 2022 @23:48

Ylli ka pësuar për të pestën herë në Grupin A të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga ekipi i Brose Bamberg Sezai Surroi të Prizrenit sonte, për të mbyllur kështu aventurën debutuese evropiane me bilanc 1-5 në fazën grupore!

Ylli u ndalë në 60 pikë sonte nga ekipi gjerman, ndërsa ndeshja përfundoi me 60-76 [16-23, 16-20, 19-14, 9-19] në të mirë të Bambergut, ku u dallua Patrick Miller me 21 pikë të shënuara e 4 asistime, ndërsa me 12 sosh kontribuoi Spencer Reaves.

Te suharekasit më efikasi sonte ka qenë Rashun Davis me 15 pikë të shënuara, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që ka shënuar pikë dyshifrore ka qenë Jay Threatt që dha 13 pikë.

Me këtë, Ylli mbylli Grupin A në pozitë të fundit me bilanc 1-5, ndërsa Brose Bamberg kualifikohet tutje me bilanc 4-2.



TABELA E GRUPIT A:

Niners Chemnitz 4-2
Brose Bamberg 4-2
Hapoel Elion 3-3
GoldenEagle Ylli 1-5

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga