Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Ylli eliminon Bashkimin, derbi në gjysmëfinale

Ylli eliminon Bashkimin, derbi në gjysmëfinale


3 February, 2021 @21:04

Skuadra e Yllit e kaloi me lehtësi Bashkimin, duke e mposhtur me rezultat 74-60, dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Ylli gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi dhe nuk e lëshoi në asnjë moment avantazhin deri në fund.

Elyjah Clark me 13 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Ylli, derisa u dalluan edhe Valon Bunjaku e Gëzim Morina me nga 12 pikë secili dhe Erjon Kastrati me 11 pikë të tjera.

Te Bashkimi Sean Hoehn luajti me 13 pikë, Julian Hamati me 12 dhe përforcimi i ri Milos Latkovic me 10 pikë.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Ylli me këtë fitore u kualifikua në gjysmëfinale, derisa do të takohet me Rahovecin më 5 shkurt.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga