Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI VAZHDON SERINË

Ylli fiton në Karagaç, seria vazhdon!

Ylli fiton në Karagaç, seria vazhdon!


19 April, 2023 @22:36

Nuk ka eliminim për kampionin, por vazhdim të serisë. Ylli ka arritur të shënojë fitore ndaj Pejës në ndeshjen e tretë të serisë së gjysmëfinales së PlayOffit, duke e fituar ndeshjen e tretë të serisë në Karagaç me rezultat 104-107 [14-25, 28-18, 19-29, 43-35] në një ndeshje jashtëzakonisht të luftuar.

Dallimi prej ndeshjeve tjera të serisë ka qenë Henrik Sirko. Kroati i lënduar për dy ndeshjet e para, nuk kishte mundësinë t’i ndihmonte ekipit të tij, ndërsa sonte ai ka shënuar 22 pikë, 2 asistime e 10 kërcime për Yllin e Adis Beciragicit, duke qenë më efikasi te ekipi i tij si dhe duke ia mohuar finalen Pejës. Pejanët po të kishin fituar sonte do të siguronin finalen e PlayOffit.

Tash, pas tri ditësh ndeshja e katërt e serisë bartet në 13 qershori të Suharekës, ku Ylli do të tentojë barazimin në 2-2, e Peja këndelljen për të arritur finalen.

Pos Sirkos sonte Wes Washpun ka dhënë 19 pikë dhe ka bërë 5 asistime e 5 kërcime, kurse me 17 pikë, 3 asistime e 3 kërcime ka treguar forcën kapiteni Gëzim Morina.

Edhe pse Peja në çerekun e fundit rrufeshëm tentoi rikthimin në lojë dhe fitoren, nuk pati kohë të mjaftueshme për të shuar epërsinë prej 11 pikëve të suharekasve që e kishin si kapital nga tre çerekët e parë.

Jalen Tate dha 23 pikë, 4 asistime e 2 kërcime. Ndërsa Larry Thomas luajti me 20 pikë, 7 asistime e 6 kërcime në këtë përballje.

Seria aktualisht është 2-1 në të mirë të Pejës, ndërsa në finale shkon ekipi që arrin tre fitore. Dueli i radhës luhet në Suharekë, ndërsa nëse aty fiton Ylli, atëherë vendimtarja luhet në Karagaç.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga