Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI NË CHAMPIONS

Ylli konfirmohet në Basketball Champions League

Ylli konfirmohet në Basketball Champions League


23 June, 2022 @22:20

Kampioni i dyfishtë i Kosovës, Ylli, është konfirmuar si skuadër pjesëmarrëse për edicionin 2022/23 të Ligës së Kampionëve në Basketboll, që organizohet nën ombrellën e FIBA Europe.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e ligës është bërë e ditur se kampioni i Kosovës, Ylli, është në listën e ekipeve që do të luajnë kualifikime për të arritur në fazën grupore të Basketball Champions League.

Shorti për raundin kualifikues dhe fazën grupore do të mbahet më 7 korrik, kur edhe suharekasit do të kuptojnë kundërshtarin e parë të tyre në këtë nivel të garave ndërkombëtare.

Raundet kualifikuese luhen më 21 shtator, ku 24 skuadra do të luftojnë për të arritur fazën grupore të garës. Sezoni i rregullit i BCL fillon më 4 tetor, ku 32 ekipe ndahen në tetë grupe me nga katër pjesëmarrës.



Pjesëmarrësit:

Raundet kualifikuese: Bakken Bears (DEN), Brose Bamberg (GER), Budivelnyk (UKR), CSO Voluntari (ROU), FMP Meridian (SRB), Fribourg Olympic (SUI), Golden Eagle Ylli (KOS), Heroes Den Bosch (NED), nënkampioni i Hungarisë (Egis Kormend ose Falco Szombathely), Karhu Kauhajoki (FIN), Keravnos (CYP), Leicester Riders (GBR), NINERS Chemnitz (GER), Norrkoping Dolphins (SWE), Opava (CZE), Parnu Sadam (EST), Patrioti Levice (SVK), Rio Breogan (ESP), Siauliai (LTU), SIG Strasbourg (FRA), SL Benfica (POR), Swans Gmunden (AUT), Tofas Bursa (TUR), Unicaja (ESP).
Sezoni i rregullt: AEK (GRE), Bahcesehir College (TUR), BAXI Manresa (ESP), Bnei Herzliya (ISR), Darussafaka (TUR), Dinamo Banco di Sardegna Sassari (ITA), ERA Nymburk (CZE), Filou Oostende (BEL), Galatasaray Nef (TUR), Hapoel Bank Yahav Jerusalem (ISR), Hapoel Holon (ISR), kampioni i Hungarisë (Egis Kormend ose Falco Szombathely), Igokea m:tel (BIH), JDA Bourgogne (FRA), Legia Warszawa (POL), Lenovo Tenerife (ESP), Limoges CSP (FRA), MHP Riesen Ludwigsburg (GER), PAOK mateco (GRE), Pau-Lacq-Orthez (FRA)*, Peristeri (GRE), Pinar Karsiyaka (TUR), Rytas Vilnius (LTU), Surne Bilbao (ESP), Telekom Baskets Bonn (GER), UCAM Murcia (ESP), Unahotels Reggio Emilia (ITA), VEF Riga (LAT).

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga