Të gjitha lajmet

KUPA E KOSOVËS / PRISHTINA - YLLI

Ylli “mbi qiellin”, eliminohet mbrojtësi i trofeut

TOPSPORTI / D.SH

Ylli “mbi qiellin”, eliminohet mbrojtësi i trofeut

12 February, 2020 @20:45

Ndeshja e fundit e fazës çerekfinale së Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje që u zhvillua mes Prishtinës dhe Yllit në “Mizahir Isma”, përfundoi me fitoren e Yllit, skuadër kjo që siç duket gjithë forcën e kishte ruajtur për pjesën e dytë të ndeshjes, gjatë së cilës zhvilloi lojë fenomenale dhe arriti ta fitojë duelin me përmbysje.

Çereku i parë mes skuadrave ishte kryesisht i barabartë dhe përfundoi 17-16 për Prishtinën, përderisa në të dytin, Prishtina e rriti pak epërsinë, për të shkuar në pushim mes pjesëve me 6 pikë dallim, 36-30.

SKEMA E KUPËS

Në pjesën e dytë, Ylli startoi furishëm. Duke shënuar 6 pikë më shumë se Prishtina në 10-minutëshin e tretë, suharekasit bënë që ndeshja të shkonte në çerekun e fundit me rezultat të barabartë, 54-54.

E në çerekun e fundit, Ylli e arriti përmbysjen e madhe. Me mbrojtje tejet agresive dhe me efikasitet në sulm, suharekasit shënuan 5 pikë më shumë se Prishtina në këtë çerek dhe rrjedhimisht e fituan ndeshjen me rezultat 64-69, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës.

Katër lojtarë te Ylli shënuan pikë dyshifrore, që e dëshmon lojën e mirë ekipore, derisa prej tyre më së shumti u dallua Samir Zekiqi me 13 pikë. Te kryeqytetasit më të mirët sonte ishin Anthony Goods dhe Jordan Johnson me nga 12 pikë.

Për t’u përmendur është fakti që Prishtina këtë trofe e ka fituar në 4 vitet e fundit, derisa eliminimi në çerekfinale, që ndodhi sivjet, është një gjë që e shohim shumë rrallë.

Në gjysmëfinale Ylli do të takohet me Bashkimin, i cili sonte fitoi ndaj Feroniklit me rezultat 90-76. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale luhen nesër (shiko skemën për orarin e ndeshjeve).

KUPA E KOSOVËS

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Superliga 2019/20)

19 February, 2020 @15:53

Kupa e Kosovës, përfundoi me fitoren e Pejës, ku e mposhti Yllin në finale me rezultat 64-79. TopSporti.com ka…

PAS FINALES

Tifozi që kërceu nga tribunat për të arritur Kupën, në gjendje të mirë

16 February, 2020 @17:02

Një tifoz pejan mbrëmë, kishte kërcyer nga tribunat e Mizahir Ismës për të arritur deri te Kupa e për ta…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Pas 5 vitesh, Kupa kthehet në Pejë

15 February, 2020 @22:20

Pas 5 vitesh pritjeje, durimit i erdhi fundi. Peja ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës për herë të parë…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Ç3: Ngushtohet epërsia në 6 pikë

15 February, 2020 @21:45

Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen Ylli - Peja. Pas 30 minutave lojë, rezultati është 57-51, në të…

KUPA E KOSOVËS / FINALJA

Përfundon pjesa e parë në finalen Ylli - Peja

15 February, 2020 @21:18

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në mes të Yllit dhe Pejës. Rezultati pas…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga